Lëndim në gju, Sanches do operohet dhe mbetet te Lille

Futboll

Lëndim në gju, Sanches do operohet dhe mbetet te Lille

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 00:08
Renato Sanches

Mesfushori Renato Sanches ishte shumë pranë largimit nga Lille.

Portugezi kaloi një super edicion në Ligue 1, ndërsa pastaj shkëlqeu edhe me Kombëtaren e tij në “Euro 2020”.

Pas një viti të shkëlqyer, Sanches kërkohej nga skuadrat si Liverpool, Arsenal, Barcelona dhe RB Leipzig.

Mirëpo, lëndimi i fundit ka ndikuar që Sanches të mbetet të Lille.

Mesfushori ka pësuar lëndim në gju, që do ta detyrojë të operohet dhe do e mbajë jashtë fushës për plotë gjashtë javë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat