​Konfirmohet numri që Lukaku do ta bart te Chelsea

Futboll

​Konfirmohet numri që Lukaku do ta bart te Chelsea

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 16:51
Romelu Lukaku

Blerja më e re e Chelseat Romelu Lukaku ka konfirmuar se do ta bart fanellën me numrin 9 në Chelsea pas largimit të Tommy Abraham drejt Romës.

Fillimisht sulmuesi belg mori fanellën me numrin 18 me rastin e rikthimit të tij në “Stamford Bridge” nga Interi por që e ka ndryshuar tani pasi numri 9 u lirua pas transferimit të Abraham te Roma.

28 vjeçari mund të bëjë debutimin e tij të dielën me Chelsean në sfidën kundër Arsenalit pasi tashmë është stërvitur rregullisht me skuadrën e re nën urdhrat e trajneri Thomas Tuchel.

“A mund ta zbuloj? Po, unë e kam numrin 9. Jam shumë i lumtur me këtë fakt.”, tha Lukaku në një konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat