Gomez vazhdon akuzat ndaj Gasperinit

Futboll

Gomez vazhdon akuzat ndaj Gasperinit

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 15:20
Gomez vazhdon akuzat ndaj Gasperinit

Papu Gomez nuk pranon të heshtë më. Pas akuzës dhe përgjigjes së rëndë që u zhvillua dje në mëngjes mes tij dhe ish-trajnerit Gasperini, argjentinasi e ka vijuar debatin publik me një seri tjetër. Pas fjalëve të trajnerit të Atalantës, i cili hodhi poshtë akuzat për një sulm fizik të pretenduar ndaj lojtarit në fjalë, duke pretenduar se ishte ai viktimë të një akti të tillë, ka reaguar Papu Gomez.

Duke folur për “L’Eco di Bergamo”, lojtari aktual i Sevilla donte të përgjigjej më tej, duke hyrë më shumë në detaje: “Unë nuk e kuptoj pse Gasperini këmbëngul të thotë gënjeshtra. Janë 50 dëshmitarë të agresionit të tij ndaj meje.

Unë e thashë që kam gabuar duke mos iu bindur në fushë, nuk e di pse trajneri nuk mund ta pranojë të vërtetën. Ky diskutim nuk mbyllet, sepse ndiej shumë trishtim. Mund të debatoni, por mënyra se si u largova nga Atalanta më dhemb. Me presidentin Percassi kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë. Familja ime është kthyer në Bergamo këto ditë, fëmijët e mi kanë qenë me familjet e Percassi dhe Radici”.

Dhe pikërisht për marrëdhënien me familjen “Percassi”, Gomez donte të nënvizonte disa gjëra: “Marrëdhënia nuk është prishur kurrë, ka qenë gjithmonë spektakolare. Ditën që u nisa për në Seville kalova një orë në zyrat e Percassi, me Antonio dhe Luca. Biseduam, u përqafuam dhe qamë së bashku. Nuk mund ta besonim se si kishte shkuar. Gasperini nuk ishte atje atë ditë. Pati një diskutim, jo ​​mosrespekt. Unë i them faleminderit Percassi për vitet e jetuara së bashku. Gjëra të caktuara mund të ndodhin.

Pas përplasjes me trajnerin, Antonio dhe Luca Percassi erdhën menjëherë në shtëpinë time dhe iu thashë se do t’u kërkoja falje të gjithëve, siç bëra. Unë prisja që edhe trajneri të bënte të njëjtën gjë. Nuk ishte çështje zgjedhjeje, sepse kurrë nuk do t’i kisha thënë klubit: Ose unë, ose Gasperini, sepse e di rëndësinë e tij si trajner. Për mua është maja e trajningut në Itali.

Por, nëse nuk kishte guximin të kërkonte falje, ne nuk mund të vazhdonim. Falenderoj Gasperinin që më përmirësoi, por diçka e tillë është e papranueshme. Mbase ka një arsye pse ai është tallur në shumë stadiume”.

Disa fjalë edhe për ish-shokët e skuadrës: “Nuk prisja më shumë prej tyre, i kuptoj. Mora shumë mesazhe, ata erdhën tek unë dhe më thanë: Nuk mund të bëjmë asgjë, nëse kjo ju ndodh juve, që jeni kapiteni, çfarë do të ndodhte me ne? Pra, jetojnë me frikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat