Legjenda e futbollit të Kosovës, sulmon Edi Ramën: A nuk të vjen turp nëse ke turp 

Futboll

Legjenda e futbollit të Kosovës, sulmon Edi Ramën: A nuk të vjen turp nëse ke turp 

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2021 Në ora: 15:52
Legjenda e futbollit të Kosovës, sulmon Edi Ramën: A nuk të vjen turp nëse ke turp 

Legjenda e futbollit të Kosovës, Faruk Domi, sulmon ashpër Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Ai ka disa pyetje në drejtim të tij në lidhje edhe me këngëtarin serb Goran Bregoviç. 

“Edi Kristaq Rama - person non grata.

A s’te vjen turp nëse ke turp – për përkrahjen tënde shtetit kriminal serb dhe vëllaut tënd Vuçiq të cilët në Kosove kryen tri gjenocide ndaj shqiptarëve në periudha të ndryshme kohore. 

A s’te vjen turp nëse ke turp  - të injorosh 2.000.000 shqiptarë për një Bregoviq.,

A s’te vjen turp nëse ke turp - të shkelesh mbi gjakun e mbi 13.000 shqiptarëve të vrarë, nga ky regjim që ti e përkrah.

A s’te vjen turp nëse ke turp - të injorosh faktin e dhunimit të afro 20.000 grave dhe motrave shqiptare, nga ky regjim që ti e përkrah.

A s’te vjen turp nëse ke turp - për zhdukjen e mbi 1.600 shqiptarëve ende  të pagjetur nga ky regjim që ti e përkrah.

A s’te vjen turp nëse ke turp - për spastrimin etnik dhe dëbimin e afro 1.000.000 shqiptarëve nga ky regjim që ti e përkrah.

A s’te vjen turp nëse ke turp – të injorosh me radhë ish Kryeministrin Ramush Haradinaj të cilin edhe e ke paditur, kryeministrin e tanishëm Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani me të cilët bashkëpunimi ndërshtetëror është në nivelin më të ultë.

A s’te vjen turp nëse ke turp – të bashkëpunosh më shumë me armikun shekullor të mbarë kombit shqiptarë Serbinë e të injorosh vëllezërit shqiptarë të Kosovës.

A s’te vjen turp nëse ke turp të marrësh pjesë në minishengena dhe Ballkana të hapur me Serbinë dhe Vuçiqin që është kryekëput në dëm të Kosovës dhe Kombit  më të vetmin qëllim krijimin e botës serbe në Ballkan etj. etj.

Të qoftë rruga e mbarë Edi Rama  personalisht rrugëtimi yt me orientim ka lindja, Rusia e Kina sepse Kombi Shqiptar Shqipëria dhe Kosova gjithnjë kanë pas orientim proPerëndimor EU, SHBA NATO”, ka shkruar Faruk Domi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat