Ja kur do të luhet përballja Teuta-Vllaznia

Futboll

Ja kur do të luhet përballja Teuta-Vllaznia

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:27
Ja kur do të luhet përballja Teuta-Vllaznia

Teuta-Vllaznia është finalja e Superkupës së Shqipërisë për vitin 2021.

Durrsakët kampionë në fuqi dhe shkodranët fitues të Kupës, do të përballen mes tyre më 28 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”.

FSHF ka vendosur përfundimisht axhendën, duke fiksuar edhe orën 19:00 për këtë finale, e cila do të jetë si nxehmje në prag të kampionatit për dy skuadrat që luftuan deri në fund për titullin në sezonin e kaluar.

Kujtojmë që institucioni i futbollit shqiptar vazhdon të mos shpërblejë ekipin që fiton Superkupën, duke ia zbehur edhe më shumë vlerat këtij trofeu. Vllaznia e ka fituar 2 herë, ndërsa Teuta një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat