Pranë firmës me mbrojtësin gjerman

Futboll

Pranë firmës me mbrojtësin gjerman

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:02
Pranë firmës me mbrojtësin gjerman

Thilo Kehrer është shumë pranë rikthimit në Bundesligë. Mbrojtësi 24-vjeçar gjerman kërkohet me ngulm nga Bayerni i Mynihut, që ka arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin dhe po negocion me drejtuesit e Paris Saint Germain, të cilët zotërojnë kartonin e lojtarit.

I aftë të luajë si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krah, Kehrer shikohet nga Nagelsmann si një futbollist mjaft i rëndësishëm dhe mësohet se drejtuesit e Bayernit të Mynihut kanë pasur edhe një takim me agjentin e 24-vjeçarit, në prag të Superkupës së Gjermanisë të martën.

Palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 3-vjeçare, ndërsa bavarezët kanë formuluar një ofertë prej 12 milionë eurosh për Paris Saint Germain dhe janë në pritje të përgjigjes së këtyre të fundit, që me shumë gjasë do të pranojnë, pasi Kehrer nuk bën pjesë në planet e Pochettinos.

Mbrojtësi 24-vjeçar është rritur në Gjermani dhe spikati me Schalke 04-ën, para se të transferohej te PSG, ku nuk arriti të shndërrohej në titullar dhe madje humbi edhe grumbullimin në përfaqësuesen gjermane, pozitë që mund ta rikuperojë shpejt nëse i bashkohet Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat