Janë larguar shumë legjenda në dekadat e fundit, por Reali nuk mund të bëjë dot pa Karim Benzema!
Francezi do vazhdojë të qëndrojë te “blancos” përtej sezonit të ardhshëm.
Kontrata e tij skadonte pas një vitit, por palët kanë arritur akordin për zgjatjen e saj.
Ashtu siç ishte paralajmëruar dje, Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht rinovimin me kapitenin e ri të ekipit “Los Blancos”.
Kontrata e re skadon në verën e vitit 2023.
Benzema është rinovimi i katërt i kësaj vere, pas Modric, Charvajal dhe Courtois. I radhës pritet të jetë ai i Federico Valverde, i cili gjithashtu ka akord me klubin.
Vazhdon historia e dashurisë 13 vjeçare!