Paçarada standard, St. Pauli pëson humbjen e parë 

Futboll

Paçarada standard, St. Pauli pëson humbjen e parë 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2021 Në ora: 15:31
Pamje nga ndeshja

Paderborni triumfon me rezultat 3:1 ndaj St. Paulit nga Hamburgu, në takimin e javës së 4-të të Bundesliga II në futboll.

St. Pauli avancoi me golin e Burgstaller në minutën e 28-të. 

Në minutën e 8-të vendasit dështuan nga penalltia, kur Srbeny nuk u tregua i saktë dhe Ziereis u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me një lojtar me pak St. Paulin qysh nga minuta e 6-të. 

Paderborni rikthehet në rezultat, duke barazuar në minutën e 45-të me autogolin e Dzwigalas, Proger (65') e Michel (90+4’). 

Vendasit ndalën tre pikë, St. Pauli mbetet pa pikë. 

Paderbton ngritët në vend të 2-të me 8 pikë pas katër jave dhe St. Pauli bie i 5-ti me 7 sosh.

Paçarada u angazhua maksimalisht me shokë por nuk arritën pikë, iu kushtoi shumë edhe mbetja me një futbollist me pak në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat