Mourinho nuk pranon krahasime

Futboll

Mourinho nuk pranon krahasime

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 15:55
Mourinho nuk pranon krahasime

11 vite pas ndeshjes së tij të fundit në Serie A, José Mourinho kthehet të jetë një nga protagonistët më të mëdhenj të kampionatit italian. Roma e tij do të përballet me Fiorentinën e re të Vincenzo Italiano të dielën në mbrëmje. “Special One” e prezantoi ndeshjen nga “Olimpico”, përmes një konference shtypi:

“Fitoret ndihmojnë për t’u rikuperuar. Kur fiton me lodhje ka një rëndësi tjetër. Nuk kemi pasur lëndime, jemi mirë dhe të përgatitur pavarësisht ndeshjes së luajtur 48 orë më parë. Ky është futbolli modern. Unë nuk do të bëj shumë ndryshime, na duhet të kemi vazhdimësi”.

Mourinho nuk ka asgjë për të fajësuar klubin në lidhje me merkaton: “Sot ato që më mungojnë janë tri pikat e së nesërmes, e vetmja gjë që më bën të mendoj. Mund të them se tregu ynë i transferimeve ka qenë reargues, sepse humbëm papritur dy lojtarë. Një lojtar i rëndësishëm nuk ka ardhur. Kur një klub bën përpjekje të tilla nuk kam të drejtë të ushtroj presion, as të bëj kërkesa shtesë. Fshihem pas fjalës kyçe ‘kohë’, për të thënë se e kuptoj plotësisht se do të jetë e vështirë të bëhet diçka më shumë. Jam i kënaqur me punën e klubit”.

Kushtet e fushës së ‘Olimpico’ nuk janë perfekte, teksa Abraham do të jetë në dispozicion menjëherë: “Në Angli klima është e ndryshme dhe ndihmon në lidhje me kushtet e fushës. Megjithatë, unë refuzoj lidhjen midis fushës dhe dëmtimit të Smalling. Jam i bindur se cilësia do të jetë më e mirë në ditët e ardhshme. Abrahami do të jetë me grupin nesër. Nuk është stërvitur shumë me me ekipin, por do të jetë atje. Ai punoi mirë me Chelsea, duke luajtur miqësore të nivelit të lartë”.

Dy fjalë edhe për largimin e Florenzi, që sot u zyrtarizua te Milani në formë huazimi: “I uroj një sezon të mirë, nëse është e mundur të përfundojë pas nesh. Fola me të një herë. Në kokën e tij ishte e qartë se çfarë donte të bënte dhe nuk donte të bënte. Ai donte Milanin, kjo ishte dëshira e tij”.

Nuk ka paralele mes aventurës së tij tek Interi dhe kësaj në Romë: “Interi duhej të fitonte menjëherë, këtu te Roma është një situatë tjetër. Natyrisht që kërkohet kohë, ky është një faktor i rëndësishëm në futboll. Realiteti është pragmatizmi i numrave dhe ato thonë se Roma nuk ka fituar për shumë vite. Një dinamikë që nuk mund të ndryshohet sa hap e mbyll sytë. Nesër, megjithatë, ne duhet të fitojmë, mund ta them këtë”.

Italia është atdheu i taktikave dhe Mourinho e di shumë mirë: “Në Angli thashë se më mungonin konferencat e shtypit në Itali, sepse këtu flasim për futbollin, atje vetëm për problemet. Tani, megjithatë, unë them se nuk dua të flas për taktikat, ju jeni të mirë në këtë drejtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat