Shqiptari i Kosovës trondit me dy gola klubin e madh francez! Kjo nuk është normale

Futboll

Shqiptari i Kosovës trondit me dy gola klubin e madh francez! Kjo nuk është normale

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:47
Shqiptari i Kosovës trondit me dy gola klubin e madh francez! Kjo nuk është normale

Shqiptari nga Kosova, Elbasa Rashani, i mjaftuan 21 minutat e fundit për të tronditur Lyonin, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Francës në futboll.

Ballafaqimi mes Lyon dhe Clermont përfundon me rezultat 3:3. 

Lyoni ishte në epërsi me 3:1 deri në minutën e 80-të por Rashani përmbysi fitoren e vendasve. 

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani u aktivizua në minutën e 69-të për Clermont duke dhënë maksimumin dhe realizuar dy gola për të marrë një pikë të madhe.

Për Lyonin shënuan Dembele (5' e 21'), Paqueta (45+2') dhe për Clermont Diomande (12'), Rashani (80' e 90+1'). Rashani9 është trim i ndeshjes, shkëlqeu si ari!

Clermont vazhdon pa humbje nga tri ndeshje, 2 fitore e 1 barazim, renditet në vend të 3-të me 7 pikë, dy me pak se lideri PSG dhe Lyon është në vend të 13-të me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat