Tottenham shënon fitoren e dytë radhazi

Futboll

Tottenham shënon fitoren e dytë radhazi

Nga: K.G. Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:57
Tottenham shënon fitoren e dytë radhazi

Tottenham shënon fitoren e dytë me radhë në Premier League në futboll. 

Skuadra e spursave si mysafirë e mposhti me rezultat minimal 1:0 Wolves-in. 

Autor i golit të fitores është Dele Alli i cili u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 11-të. 

Tottenham nga dy ndeshje ka po aq fitore dhe nuk ka pësuar asnjë gol, duke u renditur në vend të tretë me 6 pikë, ndërsa Wolves është i 17-ti me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat