Valverde mbetet pjesë e Real Madridit deri në vitin 2027

Futboll

Valverde mbetet pjesë e Real Madridit deri në vitin 2027

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:19
Valverde mbetet pjesë e Real Madridit deri në vitin 2027

Fede Valverde do të mbetet në Madrid.

Sipas gazetarit Mario Cartagena, Valverde do të nënshkruajë kontratën e tij të re së me Real Madridin së shpejti.

Futbollisti ka kontratë aktuale deri në vitin 2025, por klubi ka dëshiruar ta vazhdojë atë dhe ta blindojë yllin e tyre me marrëveshje të re.

Mesfushori do të nënshkruajë edhe për dy vite, që i bie do të mbetet në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2027,

Paraqitjet e mira të 23-vjeçarit kanë shtyer drejtuesit e “Los Blancos” që të vazhdojnë bashkëpunimin.

Uruguajani me kontratën e re do të përfitojë rritje page, dhe do të ketë klauzolë largimi prej 1 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat