Arteta ka pesë ndeshje për të shpëtuar

Futboll

Arteta ka pesë ndeshje për të shpëtuar

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:14
Mikel Arteta

E ardhmja e trajnerit Mikel Arteta në krye të Arsenalit do vendoset në pesë ndeshjet e radhës.

Pavarësisht që fitoi FA Cup në edicionin 2019-20, tekniku spanjoll edicionin e kaluar ishte dëshpërim me Arsenalin duke mos siguruar as daljen në Evropë për herë të parë pas 25 viteve.

Arteta edhe këtë edicion në dy ndeshjet e para ka qenë dështues, duke pësuar humbje nga Bentford dhe Chelsea.

39-vjeçari tani është në presion të vazhdueshëm dhe Daily Telegraph raporton se trajneri i Arsenalit ka kohë për të shpëtuar punën deri në fund të tetorit.

Ndeshja e radhës për Arsenal është kundër Albion në Ligë, pastaj udhëtojnë në Premierligë për Manchester Cityn.

Nëse Arteta lirohet nga detyra, Arsenal do ta konsiderojë trajnerin Antonio Conte si pasuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat