Mustafi mund t’i bashkohet Berishës dhe Vojvodës te Torino

Futboll

Mustafi mund t’i bashkohet Berishës dhe Vojvodës te Torino

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 21:08
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi është lojtar i lirë, pasi u largua nga Schalke në fund të sezonit dhe tashmë është në kërkim të një klubi të ri për të sezonin e ri, që ka nisur në shumicën e ligave kryesore.

Serie A mund të jetë destinacioni i ardhshëm i ish-mbrojtësit të Sampdorias.

Genoa është një opsion, por ky klub është i interesuar më shumë për Maksimovic.

Torino është klubi tjetër më i interesuar për Mustafin dhe TMW po lëviz për të siguruar shërbimet e tij.

Gjithashtu raportohet se Adana Demirspor në Turqi i ka bërë një ofertë Mustafit.

Ishit të Arsenalit duket se nuk i mungojnë ofertat, ka disa ditë kohë që të vendosë se ku dëshiron të vazhdojë karrierën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat