Presioni po rritet mbi UEFA-n

Futboll

Presioni po rritet mbi UEFA-n

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:30
Presioni po rritet mbi UEFA-n

Presioni po rritet mbi UEFA-n që të lejojë tifozët miq që të jenë në stadium në sfidat e kompeticioneve evropiane në sezonin e ardhshëm.

Institucioni numër 1 i futbollit evropian ka vendosur si rregull që fansat e skuadrave që luajnë në transfertë të mos lejohen në impiante, si masë për të shmangur infektimin me COVID-19.

Klubet e Manchester United dhe të Ajaksit i kanë kërkuar UEFA-s, që ta rikonsiderojë edhe njëherë masën e marrë, raporton tabloidi anglez “Daily Mail”.

Tifozët nuk u lejuan në sfidat jashtë, gjatë fazës kualifikuese të Ligës së Kampioneve, Ligës së Evropës dhe të Ligës së Konferencës.

Pritet që zyrtarët e UEFA-s ta marrin një vendim në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që sfidat në kompeticionet evropiane nisin nga muaji i ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat