Anglia U21 e shpall listën për ndeshjen ndaj Kosovës

Futboll

Anglia U21 e shpall listën për ndeshjen ndaj Kosovës

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 14:29
Anglia U21 e shpall listën për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja U21 e Anglisë ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës U21.

Lista është me disa emra të ri, ndërsa bie në sy ftesa e dy yjeve të Liverpoolit, Curtis Jones e Harvey Elliot.

I ftuar është edhe talenti i Arsenalit, Smith Rowe si dhe bashkëlojtari i Rashicës te Norwich, Max Aarons.

Ndeshja zhvillohet më 7 shtator në orën 19:00 në Milton Keynes.

Grumbullimi i Dardanëve të rinj fillon më 30 gusht në Prishtinë, derisa nisja për Angli bëhet më 6 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat