Trajneri i Manchester Utd flet për Ronaldon

Futboll

Trajneri i Manchester Utd flet për Ronaldon

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:07
Trajneri i Manchester Utd flet për Ronaldon

Manchester United i ka gjithmonë dyert e hapura për Cristiano Ronaldon.

Për këtë siguron trajneri aktual i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri norvegjez thotë se futbollisti i tij, Bruno Fernandes, bashkëlojtar i Ronaldos tek Kombëtarja e Portugalisë, flet kohë pas kohe me 36 vjeçarin.

Prandaj, me këtë rast Solskjaer ia ka hapur dyert e rikthimit në “Old Trafford” ish-futbollistit të Unitedit, me të cilin kishte luajtur së bashku një kohë.

“Cristiano Ronaldo? Ne kishim gjithmonë komunikim të mirë me të. Bruno (Fernandes) folur me të po ashtu dhe ai e di se çka ndiejmë dhe se çka mendojmë ne për të. Nëse ai do të largohet kurdoherë nga Juventus, ai e di se është i mirëseardhur tek ne”, deklaroi Solskjaer.

Ronaldo është përshëndetur sot përfundimisht me shokët e skuadrës në Juventus dhe opsioni më i mundshëm për të ardhmen e tij është Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat