Rashica vlerësohet lartë nga tifozët e Norwichit

Futboll

Rashica vlerësohet lartë nga tifozët e Norwichit

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:06
Rashica vlerësohet lartë nga tifozët e Norwichit

Milot Rashica ka luajtur në një tjetër ndeshje në Ligën Premier me Norwich Cityn.

Skuadra e inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit anglez, bëri një ndeshje të mirë ndaj Leicester Cityt, përkundër humbjes 1-2.

Me pak më shumë fat, Norwich ka mundur të fitojë pikën e parë sot, por goli McClean u anulua 10 minuta para fundit nga VAR.

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ka pasur një ndeshje shumë të mirë për Norwichin, përkundër që nuk arriti të gjej golin.

E paraqitja e tij e mirë është vlerësuar nga tifozët e klubit anglez që e kanë votuar Rashicën si futbollistin më të mirë të ndeshjes nga skuadra e tyre..

“Paraqitje solide sot nga Milot Rashica”, ka shkruar Norwichi në Twitter.

Gjithashtu klubi e vendosi edhe foton e vushtrriasit në të cilën shkruhej ‘Njeriu i ndeshjes’.

Norwich pas tri ndeshjeve ende nuk ka pikë, derisa javën e ardhshme luan në udhëtim te Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat