Ali Adem: I merituam tre pikët

Futboll

Ali Adem: I merituam tre pikët

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:23
Ali Adem: I merituam tre pikët

Ndeshja e javës së pestë, mes FC Shkupit dhe FC Skopjes, e zhvilluar në Stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, përfundoi me rezultat 4:1, në favor të shkupjanëve, falë lojës mjaft të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë të ndeshjes.

Golin e vetëm në pjesën e parë, e shënoi Marjan Radeski në minutën e 28-të.

Në fillim të pjesës së dytë, shënoi Walid Hamidi për 2-0 dhe dy golat tjerë, i shënoi Sunday Adetunji, duke debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Shkupin.

Golin e vetëm e pësuan në minutat e fundit të ndeshjes, nga Filip Trajanovski.

Një ndeshje mjaft të mirë e zhvilloi edhe mesfushori Ali Adem, i cili për faqen zyrtare të Shkupit, shprehet i lumtur për këto tre pikë.

“Mendoj që sot kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë si ekip dhe i merituam këto tre pikë mjaft të rëndësishme.
Në pjesën e parë të ndeshjes kishim shumë mundësi për të shënuar por mbaroi me rezultatin 1-0, por pjesën e dytë e filluam edhe më mirë, duke shënuar edhe tre gola tjera.

Këtë fitore e merituam plotësisht sepse kemi punuar shumë këto ditë.

Tani duhet që të fokusohemi në ndeshjet tjera dhe të qëndrojmë në vendin e parë në tabelë”, u shpreh Ali Adem, pas ndeshjes me FC Skopjen.

Ndeshjen e radhës, Shkupi do ta ketë në terren mysafir, ku përballë do ta kemi skuadrën nga Tetova, KF Shkëndija dhe ndeshja do të zhvillohet  të dielën (12.09.2012), në Stadiumin e qytetit në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat