Paçarada me St. Paulin gjunjëzojnë liderin 

Futboll

Paçarada me St. Paulin gjunjëzojnë liderin 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:23
Paçarada me St. Paulin gjunjëzojnë liderin 

Regensburg pas katër fitoreve rresht, pëson humbje në Bundesliga II.

Lideri mposhtet me rezultat 2:0 nga St. Pauli i mbrojtësit të Kosovës, Leart Paçarada.

Ndeshej e luftuar deri në fund, por 16 minuta (74’) pa përfunduar ballafaqimi, Burgstaller realizoi për epërsinë e skuadrës nga Hamburgu.

Në minutën e 89-të, Burgstaller shënon goline  dytë të tij dhe të fitores (2:0).

Paçarada tregoi angazhim të madh me shokë, duke arritur tre pikë që peshojnë shumë në luftë për dy vendet e para.

Futbollisti nga Kosova përveç që i dha siguroi mbrojtjes, shquhej edhe me furnizime me topa të vijës së sulmit. 

Pas javës së pestë, Regensburg kryeson tabelën me 12 pikë, pasojnë Paderborn 11, St. Pauli, Dynamo Dresden 10 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat