Tottenham shënon fitore me rezultat minimal

Futboll

Tottenham shënon fitore me rezultat minimal

Nga: K.Goca Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:56
Tottenham shënon fitore me rezultat minimal

Tottenhami ka shënuar fitoren e tretë rresht dhe të gjitha deri me tash me rezultat 1:0, së pari si vendas kundër Manchester Cityt, pastaj në udhëtim ndaj Wolves dhe sot kundër Watford-it.

Futbollisti Son Heung-Min në minutën e 42-të shënoi golin e fitores së madhe. 

Heung-Min shënoi super gol nga krahu i kundërt, anash 16-shit, duke goditur nga rreth 20 metra e me mjeshtri në këndin e majtë të poshtëm.
Tottenham udhëheq renditjen me 9 pikë pas 3 jave në Premier League.

Watford u mundua maksimalisht për të befasuar spursat por pa sukses në këtë udhëtim, skuadër e cila renditet në pozitën e 12-të me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat