​Lyon në bisedime për të nënshkruar me Boateng

Futboll

​Lyon në bisedime për të nënshkruar me Boateng

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:55
Jerome Boateng

Mbrojtësi gjerman momentalisht është pa klub dhe mund të transferohet me parametra zero.

Skuadra franceze e Olympique Lyon është në bisedime të vazhdueshme për të nënshkruar me mbrojtësin gjerman Jerome Boateng, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Boateng u largua këtë sezon nga gjiganti bavarez Bayern Munich, pasi që kontrata e tij aktuale kishte skaduar, dhe tani është në formën e lojtarit të lirë.

Kontakt direkt ka pasur mes klubit dhe agjentëve të mbrojtësit gjerman, ku tani bisedimet janë të avancuara. Nuk ka pasur kontakte mes skuadrës së Sevillas dhe asaj të Hertha Berlinit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat