Talenti i Shpresave në Serie C

Futboll

Talenti i Shpresave në Serie C

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 23:27
Talenti i Shpresave në Serie C

Talenti i Shpresave, Anxhelo Ndrecka do të vijojë karrierën në Serie C te skuadra e Teramos.

19-vjeçari është në pronësi të Lazios, teksa drejtuesit kryeqytetas kanë vendosur ta huazojnë për të fituar eksperiencë.

Ndrecka ishte i ftuar nga trajneri Bushi, për ndeshjet e muajit shtator me Kombëtaren Shpresa, por zyra e shtypit të FSHF-së, njoftoi se mbrojtësi u largua nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi.

Talenti shqiptar është një produkt i akademisë së Kievos, teksa kur ishte vetëm 17-vjeçar, debutoi si titullar në Serinë A me fanellën e Chievos, në sfidën ndaj SPAL-it.

Ndrecka numëron 6 paraqitje me Shpresat e Shqipërisë, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtareve U-17 dhe U-19. Futbollisti 19-vjeçar shpreson që të marrë sa më shumë minuta te skuadra e Teramos në Serinë C italiane, për t’i rikthyer si protagonist te Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat