Kush e ndaloi transferimin e Mbappes te Real Madridi?

Futboll

Kush e ndaloi transferimin e Mbappes te Real Madridi?

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:06
Kush e ndaloi transferimin e Mbappes te Real Madridi?

Vendimi që sulmuesi 22 vjeçar, Kilian Mbape, të mbetet te PSZH edhe këtë sezon dhe mos të shkojë te Real Madridi, edhe pse kjo e fundit kishte ofertë prej 200 mln euro, i takon vetëm emirit nga Katari, Hamad Al -Tani.

Sipas mediave franceze, Bordi Drejtues i PSZH-së ishte në dyshim se a duhet të pranohet oferta nxitëse e Real Madridit.

Disa anëtarë të Bordit Drejtues të prirë nga Naser Al Kaifi, ishin të mendimit që sulmuesi Mbape të largohet këtë verë dhe skuadra franceze të arkëtojë 200 mln euro, se sa të humbasin verën e ardhshme, pa asnjë kompensim.

Mirëpo në fund, vendimi ka ardhur nga emiri i Katarit, i cili ka dëshirë që këtë sezon të “shijojë” magjinë e treshes sulmues – Mbape, Nejmar dhe Mesi te skuadra franceze e PSZH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat