Poloni – Shqipëri: Renditja në tabelë dhe forma e dy skuadrave

Futboll

Poloni – Shqipëri: Renditja në tabelë dhe forma e dy skuadrave

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:20
Poloni – Shqipëri: Renditja në tabelë dhe forma e dy skuadrave

Pas disa muajsh, sot Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në fushën e gjelbër.

Në “PGE Narodowy”, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do ta zhvillojnë një ndeshje tejet të vështirë.

Me fillim nga ora 20:45, Shqipëria do të jetë mysafire e Polonisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin I të kampanjës eliminatore “Katar 2022”.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Shqipëria ka tubuar dy pikë, derisa sot kërkon të pamundurën, fitoren ndaj Polonisë.

Ndërkaq, Polonia pas tri ndeshje, ka arkëtuar vetëm katër pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Polonia ka tri barazime dhe dy humbje, kurse Shqipëria ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim./FrontOnline/.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat