Kombëtarja e Italisë është afër rekordit të ri botëror

Futboll

Kombëtarja e Italisë është afër rekordit të ri botëror

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 11:22
Kombëtarja e Italisë është afër rekordit të ri botëror

Përkundër barazimit 1-1 ndaj Bullgarisë, kombëtarja e Italisë mbetet në vendin e parë në grupin eliminator për Botërorin “Katar 2022”, duke barazuar një rekord.

Ndeshja e mbrëmshme ishte e 35-ta me radhë që ‘Azzurët’ nuk kanë humbur duke barazuar kështu rekordin që mbante Brazili me 35 lojë pa humbje gjatë viteve 1993-1996 aq sa kishte edhe Spanja në vitet 2007-2009.

Italia nuk njeh humbje që nga viti 2018, pra kanë kaluar tre vite që nga disfata e tyre. Një gjeneratë shumë e suksesshme kjo e ekipit të Roberto Mancinin që vetëm pak javë më parë arriti të fitojë Kampionatin Evropian.

Ndërkohë UEFA sot konfirmoi se finalën e Kampionatit Evropian në Londër, në mes Italisë dhe Anglisë , e kanë shikuar plot 328 milion spektatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat