Shqipëria i lë mbresa lojtarit polak

Futboll

Shqipëria i lë mbresa lojtarit polak

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 12:52
Shqipëria i lë mbresa lojtarit polak

Polonia fitoi me shifrat e thella 4-1 kundër Shqipërisë, por rezultati nuk pasqyron aspak atë çfarë prodhoi fusha e lojës.

Kuqezinjtë ushtruan presion mbi kundërshtarin dhe arritën t’i vinin në vështirësi. Këtë e pranon edhe vetë 22-vjeçari Moder, i cili pas ndeshjes ka vlerësuar shumë mesfushën e ekipit tonë kombëtar.

Lojtari polak mbetet me mbresa për kuqezinjtë, teksa thekson se Shqipëria kurrsesi nuk mund të konsiderohet si një ekip i dobët.

“Mesfushorët e tyre shpesh zbresin në krah, kështu që unë dhe Krishoviak duhej t’i ndiqnim dhe e lamë qendrën bosh. Ishte një problem. Shqipëria kishte cilësi në mes të fushës, në gjendje të ngjiste topa pingul. Ata nuk mund të konsiderohen një ekip i dobët. Kishin cilësinë e tyre dhe ishin të vështirë për të luajtur me ta.

Shqiptarët më bënë presion mua dhe Krishoviak dhe kishte pak vend për të luajtur”, është shprehur Jakub Moder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat