Ylli i UFC-së tregon gjithçka për transferimin e Ronaldos

Futboll

Ylli i UFC-së tregon gjithçka për transferimin e Ronaldos

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:28
Ylli i UFC-së tregon gjithçka për transferimin e Ronaldos

Ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov ka zbuluar se ai e dinte se Cristiano Ronaldo do të transferohej te Manchester Utd qe para një muaji. 

Nurmagomedov dhe Ronaldo janë miq shumë të ngushtë, me legjendën e pamposhtur të UFC që pranoi në fillim të këtij viti se të dy flasin së bashku thuajse çdo ditë.

Por për të gjitha tronditjet në botën e futbollit në lidhje me kalimin e Ronaldos në minutën e fundit te Manchester Utd, Nurmagomedov tha se ai e dinte që planet kishin filluar para disa kohësh.

“Një muaj më parë, ai më tha se po transferohej te Manchester Utd.

Unë prisja që kjo marrëveshje të ndodhte. Unë mendoj se Manchester Utd  është më i përshtatshëm për të sesa Juventus. Për mua, transferimi nuk ishte një surprizë’’, u shpreh ylli i UCF-së.

Khabib nuk është i vetmi që deklaron diçka të tillë, pasi më herët dhe ish-futbollisti Patrik Evra pretendoi se e dinte që Ronaldo do të transferohej tek Manchester Utd para se lajmi të bëhej zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat