Shiten fanellat e Ronaldos në kohë rekorde

Futboll

Shiten fanellat e Ronaldos në kohë rekorde

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:29
Shiten fanellat e Ronaldos në kohë rekorde

Tifozët e Manchester United mezi presin kthimin e Cristiano Ronaldos, i cili do të bartë edhe një herë fanellën me numrin 7.

Sipas “Daily Mail”, “Djajtë e Kuq” duhet të përballen me një problem të madh,  fanellat e CR7 u shiten në një kohë rekorde.

Si shkak, mund të mirret vonesa e prodhimit të gjetur nga furnizuesi (Adidas), e shkaktuar edhe nga mbyllja e fabrikave në Vietnam, nga vijnë rreth 28% e veshjeve sportive të markës së njohur.

Në dyqanin online është e pamundur të marrësh fanellën e kampionit portugez, deri në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat