Zvicra pa shqiptarët kryesorë!

Futboll

Zvicra pa shqiptarët kryesorë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2021 Në ora: 13:13
Zvicra pa shqiptarët kryesorë!

Zvicra pas një kohe të gjatë po përballet me mungesa të mëdha, mu në sfidën kryesore kundër Italisë!

Zvicra mbetet pa shqiptarët kryesorë!

Futbollistët me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, janë mungesa të mëdha. 

I pari nuk ishte në gjendje mirë të përgatitur, i dyti për shkak se ka rezultuar me virusin korona gjatë të mërkurës që e lamë pas.   

Selektori i ri i Zvicrës, Murat Yakin, është para sprovave për faktin se nesër (20.45) në stadiumin “St. Jakob - Park” në Basel, ndeshen me kryesuesin e grupit dhe kampionin evropian, Italinë.

Në grupin C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Italia kryeson me 10 pikë, pasojnë Zvicra 6, Irlanda veriore 4, Bullgaria 2 dhe Lituania 0 pikë.

Zvicra pa Shaqirin ‘bombardues” dhe pa kapitenin Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat