Turqia humb një penallti por fiton bindshëm! Gjibraltari qëllon shtyllën

Futboll

Turqia humb një penallti por fiton bindshëm! Gjibraltari qëllon shtyllën

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2021 Në ora: 22:43
Turqia humb një penallti por fiton bindshëm! Gjibraltari qëllon shtyllën

Gjibraltari me gjithë humbjen si vendas me rezultat 3:0 nga Turqia, me lojë nuk zhgënjeu, madje qëlloi edhe shtyllën në fillim të pjesës së dytë (48').

Futbollisti Tjay De Barr nga rreth 18 metra godet me mjeshtri dhe shtylla e majtë ia mohoi golin.

Në minutën e 4-të,  Unal dështoi nga penalltia, portieri Coleing e lexoi gjuajtjen e tij në këndin e poshtëm të djathtë. 

Dervosglo (54'), Calhanoglu (65' - shënon  nga 20 metra) dhe Karaman (83'), shënuan për fitoren e Turqisë.   

Turqia kryeson në grupin me 11 pikë në Grupin G, e ndjekur nga Holanda me 10, Norvegjia 10, Mali i Zi 7, Letonia 4 dhe Gjibraltari 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat