Egnatia zyrtarizon holandezin

Futboll

Egnatia zyrtarizon holandezin

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 13:15
Egnatia zyrtarizon holandezin

Aventura e sulmuesit holandez Arsenio Valpoort te Teuta zgjati vetëm dy javë, pasi stafi teknik i durrsakëve nuk mbeti i kënaqur nga performanca e 28-vjeçarit dhe bashkëpunimi u ndërpre përpara kohe.

Megjithatë sulmuesi që ka një CV të pasur, do të vijojë të mbetet në Kategorinë Superiore, pasi ka arritur marrëveshjen me skuadrën e sapo-ngjitur, Egnatian dhe është prezantuar zyrtarisht në klubin rrogozhinas, që do të debutojë këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar.

Valpoort ka veshur fanellat e skuadrave si Excelsior, Ferencvaros, Herenveen, Dordrecht, Almere dhe Emmen, ndërsa tani do të vërë eksperiencën e tij në dispozicion të klubit të Egnatias, ku do t’i duhet të udhëheqë repartin e avancuar.

Krahas 28-vjeçarit holandez, klubi nga Rrogozhina ka firmosur edhe me Aleandro Dakën dhe Petro Silidhis, dy futbollistë të rinj të talentuar, që shihen si elementë mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e ekipit.

Ka lëvizur në merkato edhe partizani, që ka firmosur me 18-vjeçarin Xhafer Hodo. Ky i fundit është mesfushor me tipare sulmuese dhe shihet si element me mjaft perspektivë, ndaj ka firmosur për tre sezone me të kuqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat