Një mesfushor brazilian për Skënderbeun

Futboll

Një mesfushor brazilian për Skënderbeun

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:29
Një mesfushor brazilian për Skënderbeun

Një mesfushor brazilian për Skënderbeun!

Me një transferim të rëndësishëm e mbylli merkaton edhe Skënderbeu që në limitin e kohës arriti të federonte mesfushorin brazilian Bruno Ritter.

22-vjeçari i cili vjen në Korçë pas eksperiencës në Bahrein me Al-Muharraq ka firmosur me Skënderbeun një kontratë 2-vjeçare, duke rritur cilësinë në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Migen Memelli.

Mesfushori difensiv ka dalë si futbollist nga akademia e klubit të njohur brazilian Vasco Da Gama me të cilët ka debutuar edhe në Serinë A braziliane duke u aktivizuar në dy ndeshje gjatë vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat