Holanda i shkakton debakël Turqisë 

Futboll

Holanda i shkakton debakël Turqisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2021 Në ora: 22:36
Holanda i shkakton debakël Turqisë 

Holanda tregon lojë të madhe dhe i shkakton debakël me rezultat 6:1 Turqisë, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit G të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Turqit qysh në 45 minutat e para u shembën me gola, duke pësuar tri herë po ashtu mbeten edhe me një futbollist me pak, kur Soyuncu u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Futbollisti Memphis Depay është lojtar i ndeshjes, duke shënuar het-trik dhe shkatërruan turqit.

Image

Holanda shënoi fitore të thellë duke iu falënderuar golave të Klaassen (1'), Depay (16’, 38’-nga penalltia e 54’), Til (80’) e Malen (90') dhe për Turqinë realizoi Under (90+2').

Holanda kryeson me 13 pikë sa ka edhe Norvegjia në pozitën e dytë dhe Turqia bie në vend të tretë me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat