Griezmann: Burim i madh krenarie

Futboll

Griezmann: Burim i madh krenarie

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:23
Griezmann: Burim i madh krenarie

Antoine Griezmann u bë golashënuesi i tretë më i mirë i Francës i të gjitha kohërave. Të martën ai shënoi dy herë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Finlandës. Sulmuesi bëri diferencën për “Les Bleus” në fitoren 2-0, duke zgjeruar epërsinë në krye të Grupit D.

30-vjeçari tani ka 41 gola në emrin e tij për Francën, duke e bërë atë të barabartë me legjendën e futbollit, Michel Platini. Griezmannit i duheshin 98 ndeshje për të barazuar rezultatin e fituesit të Kampionatit Europian 1984, ndërsa tani është 10 gola prapa golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Thierry Henry.

“Është një burim i madh krenarie, – tha ai për TF1, që u barazua me gola me Platini në ekipin kombëtar. – Që kur kam ardhur këtu, nga viti 2014, gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën, pavarësisht nëse me gola, punën time mbrojtëse apo sulmuese”.

I pyetur nëse ndeshja e së martës ishte paraqitja e tij më e mirë për “Les Bleus”, sulmuesi tha: “Ka pasur të tjera, por jam shumë i kënaqur me paraqitjen time dhe atë të ekipit”. Fitorja e së martës i dha fund një serie zhgënjyese për Francën. Skuadra e Didier Deschamps u zhgënjye në “Euro 2020”, duke barazuar me Portugalinë dhe Hungarinë, para se të eliminoj nga Zvicra me penallti, në 1/8 finale.

Më pas barazoi 1-1 me Bosnje-Hercegovinën dhe Ukrainën, në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, javën e kaluar. Griezmann ishte i kënaqur me përgjigjen e tyre kundër Finlandës: “Ne e donim këtë fitore, për të treguar se ishim solidë dhe se nuk humbëm gjithçka.

Kishim një gjendje të mirë mentale. Ne dhamë gjithçka që kishim në fushë dhe u përpoqëm ta lëndonim kundërshtarin sa më shpejt. Çfarë ndryshoi? Ndoshta gjetëm një sistem loje që na përshtatet më shumë. Do të shohim, trajneri do të vendosë. Sidoqoftë, këtë herë ishim të fortë. Kishim barazuar pesë here radhazi, po bëhej problem kjo gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat