Shala transferohet te klubi turk Erzurumspor

Futboll

Shala transferohet te klubi turk Erzurumspor

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:47
Shala transferohet te klubi turk Erzurumspor

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka arritur marrëveshje me klubin turk Erzurumspor, nga klubi norvegjez.

Herolind Shala është rikthyer në futbollin turk, por kësaj radhe në Ligën e Parë dhe jo në Superligë.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi norvegjez, Stabaek, për transferimin e mesfushorit me klubin Erzurumspor.

“Ne kemi rënë dakord sot me BB Erzurumspor për një transferim për Herolind Shala”.

“Kur erdhi në Stabæk, ai kishte një dëshirë të fortë që ne të jemi pozitivë nëse do të kishte një ofertë nga jashtë – dhe kjo ka ndodhur tani”, thuhet në njoftimin e klubit norvegjez.

Shala ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat