Sherr në ndeshjen Poloni - Angli, e kap për fyti yllin...

Futboll

Sherr në ndeshjen Poloni - Angli, e kap për fyti yllin...

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 23:55
Sherr në ndeshjen Poloni-Angli, e kap për fyti yllin...

Momente tensioni u regjistruan në sfidën mes Polonisë dhe Anglisë e vlefshme për eliminatoret e grupit I, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Protagonist ishte mbrojtësi Kamil Glik, i cili mund të konsiderohet edhe “armiku” i Rei Manajt, teksa ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj sulmuesit në pjesën e dytë, ndërkohë që gjyqtari e fali, duke mos akorduar penallti në favor të Shqipërisë.

Në fundin e pjesës së parë, ndaj Anglisë, Glik, provokoi tension, teksa kapi për fyti, yllin e “3 Luanëve”, Kejli Uokerin.

Në momentin kur gjyqtari sinjalizoi fundin e pjesës së parë, përplasja vijoi, teksa u përfshi grumbull i madh lojtarësh, ndërkohë që gjyqtari ndëshkoi me kartonë të verdhë Meguajerin dhe Glikun, për këtë situatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat