Pele flet pasi hoqi tumorin

Futboll

Pele flet pasi hoqi tumorin

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 10:28
Pele

Legjenda braziliane, Pele thotë se është duke u shëruar mirë, pasi hoqi tumorin nga zorra e trashë e djathtë.

80-vjeçari pas testeve të bëra doli që ka tumor në zorrën e trashë të djathtë.

Pele në rrjetet sociale thotë se është duke u shëruar mirë që nga operacioni, por postimin ia dedikoi këngëtarit Roberto Carlos, që humbi djalin dje nga kanceri.

“Unë jam duke u shëruar mirë, por sot dua të t’i dërgojë dashurinë dhe lutjet për mikun tim të mirë Roberto Carlos. Shpresoj që Zoti të jep qetësi në zemër dhe të rrethohesh nga kujdesi dhe drita”, shkroi ai.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pelé (@pele)

Pele është golashënuesi numër një në histori të Brazilit dhe një nder katër lojtarët që ka shënuar në katër turne të Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat