Latifi: Çka u pa mbrëmë për ekipin e Kosovës? 

Futboll

Latifi: Çka u pa mbrëmë për ekipin e Kosovës? 

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2021 Në ora: 19:53
Latifi: Çka u pa mbrëmë për ekipin e Kosovës? 

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë mposhtet me rezultat 2:0 nga Spanja, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit B të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Analisti i futbollit, Driton Latifi, tha se Kosova është rritur dhe kjo u dëshmua mbrëmë.

“Çka u pa mbrëmë për ekipin e Kosovës? 

Definitivisht jemi kthyer. 

Konkurrenca është rritur. 

Ka ende lojtar në bankinë që meritojnë të luajnë, këtë na e dëshmuan Fazliu, Loshaj e Bytyqi. 

Ekipi është rritur, ku disa lojtar kanë mbetur nën nivelin e këtij ekipi dhe ndryshimet janë proces natyral për një ekip, 

Trajneri duhet të guxojë më shumë. 

Trajneri duhet edhe ndërruar. 

Tifozët janë mbështetja e munguar. 

Finalizimi është pjesa ku duhet punuar më së shumti lojtarët me instruksione te trajnerit. 

Porta është stabilizuar.

Pa gola nuk mund të fitojmë nuk mjaftojnë rastet...

PS: çka kishit shtuar tjetër...”, ka shkruar Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat