Shehi: Presioni te Tirana është normal, tifozët…

Futboll

Shehi: Presioni te Tirana është normal, tifozët…

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 12:21
Shehi: Presioni te Tirana është normal, tifozët…

Orges Shehi u shfaq optimist në konferencën e parë sezonale në vigjilie të javës së parë të kampionatit me Tiranën që do të sfidojë këtë të shtunë Skënderbeun në kryeqytet. Shehi u shfaq i kënaqur me merkaton që zhvilluan drejtuesit e klubit ndërsa shtoi se presioni për të fituar titullin kampion është i pranueshëm. Në lidhje me rikthimin e tifozerisë në stadium ai shtoi:

Faza përgatitore – “Nuk është njësoj ta marrësh skuadrën në fillim të kampionatit dhe në mes të kampionatit. Kemi pasur kohë të mjaftueshme, kemi zhvilluar shumë fazë përgatitore, jemi munduar të jemi gati për nesër.”

Merkato dhe gjendja e skuadrës – “Kemi bërë një merkato të mirë, kemi lojtarë me shumë ambicie dhe të rinj në skuadër për të arritur objektivat tanë. Gjendja është e mirë, Bekaj është mirë doli negativ në testet e COVID-19. Skuadra është e plotë, dhe përballemi nesër me Skënderbeun që meriton respekt.”

Rivaliteti dhe kampionati – “Të gjitha skuadrat janë të forta, duhet të bëjmë maksimumin. Janë bashkuar skuadra si Dinamo që dihet historia e tyre, por edhe këtë vit është e fortë, edhe Egnatia gjithashtu. Do të jetë një kampionat me shumë rivalitet.”

Tirana – “Ne jemi tek klubi më i titulluar në vend, objektivi është i qartë minimumi është Europa. Është riformatuar skuadra, kanë ikur shumë lojtarë cilësor që do të bënin mirë me çdo skuadër, por kemi marrë lojtarë që kanë shumë cilësi dhe koha do ta vërtetojë nëse do të jenë njësoj si ata që u larguan.”

Presioni – “Presioni është prezent kudo, dhe në një skuadër që pretendimet janë madhore, lojtarët nuk duhet të jenë në presion. Ne derisa jemi në një ekip që është pretendente normalisht që është prezent kudo presioni.”

VAR-i – “Normalisht që VAR-i është një teknologji që të ndihmon, por nuk zhduk asgjë. Ka dhe disa gjëra që VAR-i nuk i ndan. Për ne është një risi, sepse do të ketë ndalesa në lojë që do të duhet të mësohemi, do të ketë raste që do të gëzohemi dhe hidhërohemi sigurisht sepse mund të na heqi një gol. Fillimi është pak i vështirë sepse do të duhemi të mësohemi.”

Derbet e kryeqytetit – “Kryeqyteti ka tre skuadra që ka shumë tituj në kurriz. Kryeqyteti është baza dhe do të ketë shumë derbi, të treja janë me petkun e pretendentit. Do të shihet se kë do të shigjetojnë trajnerët e tjerë, por unë do të shigjetoj skuadrën që do të luaj ndeshjen e radhës.”

Tifozeria – “Dihet që çfarë peshe ka tifozeria në skuadrën tonë, është një plus i madh për ne. Shpresojmë që të bëjmë sa më mirë dhe maksimumin edhe për ta që ti kënaqim, me lojën me pretendentin edhe me një Tiranë që të jetë gjithmonë në majë.”, përfundoi trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat