President i UEFA-s nxjerr keq kreun e Realit

Futboll

President i UEFA-s nxjerr keq kreun e Realit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:22
President i UEFA-s nxjerr keq kreun e Realit

Krijim i Superligës Europiane ishte lëvizja më e bujshme në këto vitet e fundit të futbollit, teksa ekipet më të mira tentuan që t’i largoheshin UEFA-s.

Kryesuesi i këtij organizimi ishte presidenti i Realit të Madridit, Perez. Ky i fundit bindi edhe Agnellin e Juventus që të tradhtonte Ceferin, me këtë të fundit që kishte lidhje të ngushtë dhe njohje familjare me kreun e UEFA-s.

Por nëse bëhet fjalë për para, për shumë para, atëherë tradhtia troket në dorë. Ndërkohë Perez nuk ka hequr ende dorë nga projekti i tij, ndërsa si arsyen kryesore për të mbërritur te Superliga ka dhënë krizën e klubeve dhe faktin se nuk mund të blejnë futbollistë të njohur.

Së fundmi ishte Ceferin që i dha goditjen Perez nëpërmjet thumbimit: “Perez u shpreh se duhej Superliga për të shpëtuar klubin nga kriza financiare, pastaj shkon dhe tenton Mbape nga PSG duke i ofruar 180 milionë euro”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat