Giroud del negativ në testin për Covid

Futboll

Giroud del negativ në testin për Covid

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 20:54
Olivier Giroud

Lajm i mirë për Milanin, pasi që Olivier Giroud është testuar negativ me Covid-19 dhe kështu do të jetë gati për ndeshjen e së dielës kundër Lazios

Sulmuesi ishte infektuar me koronavirus në fillim të javës së kaluar dhe ka qenë i vetizoluar në shtëpinë e tij në Milan.

Klubi ka konfirmuar me një deklaratë që Giroud është testuar negativ me Covid.

Ai do të bëjë edhe disa kontrolle mjekësore nesër derisa sipas protokolleve të Qeverisë Italiane ai mund të kthehet në stërvitje.

Kjo po ashtu do të thotë se francezi do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen kryesore të javës së tretë në Seria A, Milan-Lazio.

Giroud ka pasur një start të mirë për kuqezinjtë, ku shënoi dy gola në fitoren 4-1 të Milanit kundër Cagliarit në San Siro.

Trajneri, Stefano Pioli do të këtë në dispozicion edhe Zlatan Ibrahimovicin dhe Franck Kessien pasi që ata janë rikuperuar nga lëndimet dhe janë stërvitur me skuadrën gjatë këtyre ditëve.

Rade Krunic mbetet në dyshim për këtë ndeshje, pasi që ai ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjeve me Kombëtaren e Bosnje Hercegovinës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat