Olmo: Gjithçka ndodhi shumë shpejt

Futboll

Olmo: Gjithçka ndodhi shumë shpejt

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 21:39
Olmo: Gjithçka ndodhi shumë shpejt

Blaugrana bëri një përpjekje të vonë për të siguruar shërbimet e spanjollit.

Barcelona bëri përpjekje në orët e fundit për ta siguruar transferin e Dani Olmos para se të përfundojë afati kalimtar i verës, derisa lojtari ka pranuar se gjithçka ndodhi shpejt, porsi një vetëtimë.

Spanjolli ishte në negociatat me Blaugranan në ditën e fundit të afatit kalimtar, por transferi i tij nuk u materializua.

“Nuk kisha kohë as për të menduar për një transfer, gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha Olmo për Suddeutsche Zeitung.

“Për momentin gjithçka mendoj është sezoni përpara me Leipzig, jam mirë këtu”.

“Me të vërtetë dëshiroj të luaj, për të luftuar për trofe ndërkombëtar. Ky është motivimi i imë”.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany po ashtu ka folur për përpjekjet e tyre për ta transferuar Olmon, gjatë prezantimit të Luuk de Jong, duke mos dhënë edhe shumë detale.

“Ne mund të flasim më shumë lojtarë për shkak se është dita e fundit e tregut dhe ne bëjmë negociata të ndryshme me lojtarët të cilët mund të na ndihmojnë neve në fazën e tretë të sulmit”, tha ai.

“Nuk dëshiroj të flas për anën profesionale, e cila nuk qëndron këtu, por ne kemi disa afate dhe disa lojtarë nën kontroll”.

“Shumë gjëra mund të ndodhin, por në fund ndodhi që Luuk de Jong të vije dhe të jetë sulmues i jonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat