​Bayern Munich-Leipzig, derbi i Bundesligës gjermane

Futboll

​Bayern Munich-Leipzig, derbi i Bundesligës gjermane

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa ndeshje interesante, ku kryesorja do të jetë ajo mes skuadrës së RB Leipzig dhe Bayern Munich.

Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Borussia Dortmundit dhe Bayer Leverkusen.

Pas tre xhirosh të zhvilluara në sezonin e ri 2021/22, tabelën e kryeson skuadra e Wolfsburgut me nëntë pikë, dy pikë më shumë se Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Freiburg.

Dortmundi zë vendin e pestë në tabelë me gjithsej gjashtë pikë, aq sa kanë edhe FC Koln dhe Mainz në pozitat gjashtë, respektivisht shtatë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni më poshtë.

15:30 Bayer Leverkusen – Borussia Dortmund (Stadiumi BayArena)

15:30 Freiburg – FC Koln (Stadiumi Dreisamstadion)

15:30 Greuther Furth – Wolfsburg (Stadiumi Sportpark Ronhof Thomas Sommer)

15:30 Hoffenheim – Mainz (Stadiumi PreZero Arena)

15:30 Union Berlin – Augsburg (Stadiumi An der Alten Försterei)

18:30 RB Leipzig – Bayern Munich (Stadiumi Red Bull Arena)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat