Pulisic të paktën 3 ndeshje jashtë

Futboll

Pulisic të paktën 3 ndeshje jashtë

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 13:30
Pulisic të paktën 3 ndeshje jashtë

Sulmuesi i Chelseas, Christian Pulisic do të humbasë së paku tre ndeshje me klubin e tij për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës, konfirmon Tuchel.

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara do të jetë jashtë për 10 ditë pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Hondurasit.

Christian Pulisic do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të Chelsea për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, thotë Thomas Tuchel.

Anësori 22-vjeçar pësoi dëmtimin gjatë fitores 4-1 të Shteteve të Bashkuara kundër Hondurasit në kualifikueset e Kupës së Botës.

Pulisic tashmë i ka humbur dy ndeshjet e fundit të Chelsea në Premier Ligë pasi kontraktoi Covid-19, por pritet të mungojë edhe më gjatë, ndërsa N’Golo Kante është gjithashtu i padisponueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat