Memelli: Tiranës ia dhuruam fitoren

Futboll

Memelli: Tiranës ia dhuruam fitoren

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:06
Memelli: Tiranës ia dhuruam fitoren

Migen Memelli merr përgjegjësinë për humbjen e Skënderbeut ndaj Tiranës. Në “Gol pas Goli” ai theksoi se kartoni i kuq i Zguros vendosi shumë sa i përket rezultatit.

“Nuk e filluam mirë dhe pësuam, më pas manovruam shumë mirë dhe erdhëm te goli. Kur shënon ndaj Tiranës lojtarët kanë ndjesinë se mund të bëjnë mirë. U penalizuam nga karti i kuq i Zguros. Më pas ishim keq në të dyja fazat e lojës. Ishim më vonesë dhe lojtarët u bllokuan dhe lanë topa në zonat e goditjes. Përgjegjësi kryesor jam unë dhe duhet t’i kisha bërë gjërat shumë më mirë edhe për gjëra që mbeten në dhomat e zhveshjes. Tirana më pas na vuri në presion dhe shënoi golat.

Impakti i VAR-it: “E kam thënë që do ta përmirësojë futbollin tonë. Pjesa kryesore e lojtarëve me eksperiencë Rexhepi, Meksi dhe Mara, duhet të marrin më shumë përsipër. Kampionati është i gjatë. Lojtarët janë njerëz dhe ata mund të gabojnë.

Tirana fitore “të dhuruar”: “Kjo është një ndeshje që u humb nga detajet dhe po të shikosh ndryshimin mes dy pjesëve, në të parën ishim të barabartë me Tiranën, ndoshta më mirë se ajo.

Ne do të përballemi me të gjitha skuadrat e Superiores si të barabartë dhe jam shumë i sigurt për këtë. Më dhemb, sepse ia falëm vetë Tiranës, si te kartoni i kuq dhe te golat. Nëse shikojmë lojën, nuk mendoj se Tirana do të fitonte me këtë rezultat. Gabimet tona në mbrojtje ishin suksesi i Tiranës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat