Kastrati debuton në humbje

Futboll

Kastrati debuton në humbje

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 23:47
Kastrati debuton në humbje

Ylli shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka debetuar në futbollin polak me skuadrën e Legia Varshavës, raporton Insporti. Kastrati debutoi me fanellën e Legias në minutën e 46-të kur u inkuadrua në fushë nga banka rezervë.

Sulmuesi shqiptar nga Kosova nuk arriti ta ndihmojë për ta evituar humbjen nga skuadra e Slask Wroclaw me rezultatin 1:0.

Për gjigantin polak sonte u paraqitë edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Ernes Muçi. Në këtë skuadër luan edhe Jurgen Celhaka i cili u transferua nga Tirana.

Kastrati, 22 vjeçar, kompletoi transferimin e tij në Legia nga Dinamo Zagreb në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat