Koulibaly shpjegon festën e tij

Futboll

Koulibaly shpjegon festën e tij

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 23:56
Koulibaly shpjegon festën e tij

Kalidou Koulibaly ka shpjeguar festën e tij si një kameraman i improvizuar pas shënimit të golit të fitores së Napolit kundër Juventusit. “I pashë tifozët dhe dëshirova ta ruaj këtë kujtim për vete”

Mbrojtësi ishte në vendin e duhur dhe kohën e duhur për të shënuar në rikthimin e rezultatit, pasi që Wojciech Szczesny ktheu topin pas pritjes, duke përmbysur rezultatin pas golit të parë të shënuar nga Alvaro Morata dhe pas barazimit të Matteo Politanos.

Koulabaly “huazoi” një kamerë nga një fotograf në fushë dhe u kthye drejt turmës gjatë festimit të tij.

“I pashë tifozët aty dhe dëshiroja që ta mbaja këtë moment kujtim me një fotografi, ishte shumë e bukur”, tha ai për DAZN.

“Fitorja është për ta, për shkak se neve na kanë munguar për më shumë se një vit dhe t’i shohësh ata të ulur përsëri në tribuna me bëri shumë të lumtur”.

Morata i dha epërsinë Juventusit, një avantazh që erdhi pasi që Kostas Manolas humbi posedimin e topit.

“Ne e dimë që të dyja skuadrave ju mungonin lojtarët e rëndësishëm dhe ishte keq që ne pësuam gol, por ne kemi pjekurinë e mjaftueshme për të reaguar dhe ndryshuar gjërat”, shtoi senegalezi.

Ky rezultat do të thotë që Napoli ka bërë një start perfekt në Serie A dhe tanimë kanë tetë pikë më shumë se Juve.

“Është ende herët, ne nuk po mendojmë për asgjë vetëm për progresin tonë, të fitojmë një ndeshje, atë të radhës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat