Luhen dy sfidat e fundit të javës së parë

Futboll

Luhen dy sfidat e fundit të javës së parë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:50
Luhen dy sfidat e fundit të javës së parë

Abissnet Superiorja vijon këtë të diel me dy ndeshjet e mbetura të javës së parë, Egnatia-Kukësi dhe Kastrioti-Dinamo, dy takimet që priten me shumë kuriozitet, pas zbresin në fushë dy skuadra e sapongjitura nga Kategoria e Parë.

Në Rrogozhinë pritshmëritë janë shumë të larta 16 vite pas herës së fundit në elitën e futbollit shqiptar.

Egnatia, një skuadër me shumë entuziazëm, do të përurojë edhe stadiumin e saj të ri, por përballë do të ketë Kukësin, një kundërshtar të fortë që gjithmonë është rreshtuar mes skuadrave pretendente, edhe pse sezonin e kaluar e përfundoi në mesin e tabelës, duke mbetur jashtë kupave të Europës.

Kthehet me shumë pretendime, por edhe me enigma, skuadra e Dinamos, që e nis kampionatin në transfertë me Kastriotin. Shumë ndryshe në stafin teknik dhe në organikë, por vetë emri i “Nëndetëses Blu” shton kureshtjen për të kuptuar se çfarë mund të bëjë pas thuajse një dekade në Superiore. Të dyja sfidat do të nisin në orën 13:45 dhe do të transmetohen në SuperSport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat