Kush e shqetësoi?

Futboll

Kush e shqetësoi?

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:06
Kush e shqetësoi?

Një trombozë në muajin maj shqetësoi jo pak ish sulmuesin legjendar gjerman, Miroslav Klose, i cili në një intervistë për mediat gjermane zbulon se gjithçka është një kujtim i largët dhe se tani po sheh përpara drejt karrierës si trajner.

Tashmë 43-vjeçar, Klose la punën si pjesëtar i stafit teknik të Bayernit të Mynihut për t’u marrë me shëndetin e tij, ndërsa tani zbulon se plani i ardhshëm është të nisë karrierën si trajner i parë.

“Tromboza është një kujtim i largët dhe gëzoj sërish shëndet të plotë.

Mjekët kanë dhënë miratimin për t’iu rikthyer normalitetit dhe tani dua të nis punën me kohë të plotë si trajner i parë. Nuk kam preferenca në klube apo liga, por thjesht të nis punë sa më shpejt”, u shpreh Klose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat